Në Sheqeras të Maliqit është raportuar një rast i rëndë abuzimi, ku prej 4 vitesh një 44 vjeçar vitesh abuzonte me një 12 vjeçare e cila sot është në moshën 16 vjeç.
Sipas informacioneve, autori është shpallur në kërkim.
E mitura ka bërë kallëzimin në polici në prani të prindërve dhe ka treguar abuzimin që bënte autori, ky i fundit ishte mik i babait të saj dhe kishin hyrje dalje familjare.
Prej 4 vitesh ai abuzonte dhe i bënte presion të miturës për të mos treguar asgjë.
Marrëdhëniet e një pas njëshme kanë ndodhur në një magazinë në pronësi të autorit, ku dyshohet të ketë dhe kamera sigurie prej ku do merren filmime nga serveri.
Policia ka shpallur në kërkim autorin e identifikuar si Edison Sheme.