Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar Donald Trumpin për fitore në garën për president të Amerikës.
Nëpërmjet një postimi në “X”, shefi i qeverisë thotë se mezi pret të punojë me Trumpin për përparim dhe paqe.
“Urime president Donald Trump, për fitoren tuaj elektorale. SHBA-ja është një aleat, mik dhe partner kyç i Kosovës dhe ne mezi presim të punojmë së bashku për progres dhe paqe”, ka shkruar kryeministri.