-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Cikalleshi shënon tre gola në vetëm 14 minuta në Ligën e Kampioneve të Azisë

Kryesoret

Sokol Cikalleshi ka bërë një paraqitje spektakolare në Ligën e Kampioneve 2 në Azi, duke shënuar 3 gola në vetëm 14 minuta për Traktorin e Iranit në ndeshjen ndaj Ravshan të Taxhikistanit. Ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare ishte protagonist që nga fillimi i takimit, duke kontribuar në golin e parë që erdhi në minutën e 4-të pas një devijimi të tij, që rezultoi në autogol nga Nazarov.

Në minutën e 14-të, Cikalleshi shënoi një gol të bukur pas një manovre të zgjuar, duke kaluar portierin dhe e dërguar topin në rrjetë. Vetëm 9 minuta më vonë, ai realizoi edhe një gol tjetër, duke shënuar me penallti në stilin “Panenka”.

Në minutën e 27-të, sulmuesi shqiptar mbylli festën e golave me një goditje të bukur në ecje pas një krosi nga e djathta, duke siguruar një fitore të thellë për Traktor. Ky ishte goli i parë i Cikalleshit për ekipin iranian, pasi iu bashkua atij gjatë verës pas lamtumirës nga kampionati turk.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit