-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjykata Kushtetuese rrëzon padinë e Shoqatës së Ndërtuesve

Kryesoret

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë, e cila kërkonte shfuqizimin e një VKM (Vendimi i Këshillit të Ministrave) të vitit 2023, që përcaktonte çmimet mesatare referuese për metër katror për ndërtimet në Bashkinë e Tiranës.

Shoqata e Ndërtuesve argumentonte se ky vendim i Qeverisë rriti në mënyrë të padrejtë dhe joproporcionale taksën e ndërtesave, duke cenuar lirinë e veprimtarisë ekonomike dhe të drejtën e pronës private. Megjithatë, pas shqyrtimit të kërkesës, Gjykata Kushtetuese vlerësoi se nuk kishte prova që çmimet e reja referuese shkelin parimet kushtetuese të pretenduara nga Shoqata.

Gjykata theksoi se VKM-ja ishte nxjerrë në përputhje me ligjin për taksat vendore dhe se nuk kishte asnjë shkelje të sigurisë juridike, barazisë para ligjit ose rezervës ligjore. Përfundimisht, kërkesa e Shoqatës së Ndërtuesve u rrëzua dhe VKM-ja mbetet në fuqi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit