-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjykata rrëzon padinë e Edi Ramës ndaj Lulzim Bashës për shpifje

Kryesoret

Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë ka vendosur të refuzojë padinë e kryeministrit Edi Rama kundër ish-kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për shpifje lidhur me deklaratat e bëra nga Basha në vitin 2018.

Në padinë e dorëzuar, Rama kërkonte dëmshpërblim prej 1 milion lekësh të reja, si dhe publikimin e një përgënjeshtrimi në mediat që kishin transmetuar akuzat e Bashës, të cilat lidhnin fitoret e Ramës në zgjedhjet e Durrësit dhe Dibrës me përdorimin e bandave dhe krimit të organizuar.

Megjithatë, gjykata e cilësoi padinë si të pabazuar në prova dhe ligj dhe vendosi rrëzimin e saj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit