Po zhvillohen zgjedhjet në Amerikë. Miliona amerikanë shkuan në qendrat e votimit të martën për të zgjedhur presidentin e 47-të që do të drejtojë vendin për katër vitet e ardhshme.
Votuesit amerikanë do të vendosin nëse nënpresidentja Kamala Harris do të bëhet presidentja e parë grua e Shteteve të Bashkuara, ose do të rikthejnë në Shtëpinë e Bardhë ish Presidentin Donald Trump, i cili humbi zgjedhjet në vitin 2020.
Anketat e opinionit tregojnë se demokratja Harris dhe republikani Trump ndodhen përballë një prej garave më të ngushta presidenciale në dekada.