-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Protestë në Tiranë për masakrën në Shkodër, kërkohet drejtësi për katër viktimat

Kryesoret

Në Tiranë, përpara Ministrisë së Brendshme, u mbajt një protestë për ngjarjen e rëndë që ndodhi në Shkodër, ku katër persona humbën jetën në një atentat mafioz. Protestuesit shprehën indinjatën e tyre për këtë masakër, duke kërkuar që autorët të kapen dhe të përballen me drejtësinë. Ata mbanin pankarta ku dallohej thënia e njohur e kryeministrit Edi Rama “Hëngshin kokat e veta”, si dhe një hartë e Shqipërisë të lyer me gjak, për të simbolizuar përhapjen e krimit në vend.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Dobraç të Shkodrës, ku u vranë Hamza Lici, Arlind Bushati dhe çifti Bashkim e Flutura Basha, të cilët ishin pa lidhje me ngjarjen. Autorët e atentatit dogjën mjetin e krimit dhe deri tani policia nuk ka arritur të identifikojë asnjë person të dyshuar për vrasjet. Protesta në Tiranë ishte një kërkesë për veprime më të shpejta dhe më të forta nga autoritetet për zbardhjen e ngjarjes dhe ndalimin e krimit në vend.

foto galeri

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit