Një shqiptar nga Maqedonia e Veriut ka vrarë ish-gruan e tij me thikë në Dortmund, Gjermani, në prani të tre fëmijëve të mitur.
Pas krimit, autori tentoi të largohej, por u arrestua nga policia në afërsi të Würzburg. Fëmijët ishin dëshmitarë të ngjarjes dhe kërkuan ndihmë nga fqinjët.
Autori është i njohur për dhunën ndaj viktimës dhe tani po hetohet për vrasje me dashje.