Shefi i NATO-s, Mark Rutte ka ka uruar Donald Trump për “fitore si president i SHBA-së”.
Rutte ka thënë se “udhëheqësia e tij do të jetë edhe një herë kyçe për ta mbajtur aleancën të fortë. Mezi pres të punoj me të dhe të avancojmë paqen përmes NATO-s”, ka thënë shefi i NATO-s përmes një postimi në X.
Urimeve për rikthimin e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë iu është bashkuara edhe presidentja e komisionit Evropian Ursula Von der Leyen.
Von der Leyen shkruan në një postim në X se “BE dhe SHBA janë më shumë se thjesht aleatë”
“Unë e përgëzoj ngrohtësisht Donald J. Trump. BE dhe SHBA janë më shumë se thjesht aleatë. Ne jemi të lidhur nga një partneritet i vërtetë mes njerëzve tanë, duke bashkuar 800 milionë qytetarë.
Pra, le të punojmë së bashku për një axhendë të fortë transatlantike që vazhdon të ofrojë për ta”, shkruan Von der Leyen.