Ditën e nesërme në orën 07:00 do të hyjë në Portin e Durrësit anija “Moliva”. Në këtë anije ndodhet një ngarkesë në 102 kontejnerë dhe raportohet se janë 2100 tonë.
Prokuroria e Durrësit ka urdhëruar zbarkimin dhe mbajtjen në një vend të sigurt të 102 kontejnerëve të anijes “Moliva”.
Po kryhen hetime dhe analiza, si dhe do të mbahen larg nga zonat e banuara, janë të ruajtura mirë dhe me kushte fizike dhe shëndetësore.