-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Peter Spiegel: Trump, çarje në historinë politike të Amerikës

Kryesoret

Peter Spiegel, një gazetar veteran dhe redaktor i edicionit amerikan të Financial Times ka mbuluar zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara për 32 vitet e fundit. Ai thotë se asnjë përballje nuk ka qenë e njëjtë me ato të mëparshmet. Dhe sigurisht jo e fundit. “Është e vështirë të mos shohësh se këto zgjedhje nuk janë gjë tjetër veçse një çarje në historinë politike të Amerikës”, komenton ai.

“Zgjedhjet e para presidenciale që mbulova ishin fitorja e Bill Clinton ndaj George W. Bush në vitin 1992. Që atëherë, çdo garë ka qenë e ndryshme në mënyrën e vet. Mendoj se viti 2024 ishte surpriza më e madhe për shkak të fitores dërrmuese të Trump por edhe për shkak të mbështetjes së madhe për politikat dhe mesazhet e tij”, thotë ai, duke shpjeguar se pavarësisht ndikimit të madh që zgjedhjet e fundit do të kenë në Shtetet e Bashkuara dhe përreth bota, ai nuk mendon se ato kanë qenë më dramatiket që ai ka mbuluar ndër vite.

“Fitorja e Trump në 2016 ishte shumë më e papritur. Dhe për mua, asgjë nuk krahasohet me dramën Bush-Gore në vitin 2000. Unë u dërgova në Nashville, Tenesi për të mbuluar fushatën e Gore natën e zgjedhjeve dhe pashë drejtpërdrejt se si ndryshimi i fatit ndikoi në Gore dhe në zyrtarët e tij më të lartë. Më pas më dërguan në Tallahassee, Florida jugore, për të mbuluar betejën e rinumërimit. Kjo, po, ishte një dramë e vërtetë elektorale”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit