Ditën e sotme u arrestuan tre persona në Korçë pasi transportonin naftë. 36-vjeçari me iniciale D.G., E:p., 40 vjeç dhe G.L., 27 vjeç tentuan që të kontrabandonin naftë nga Maqedonia e Veriut.
Gjatë kontrollit në pikën kufitare Qafë Thanë në kamionat që drejtonin këta të re, u gjetën 600 litra naftë me një depozitë shtesë, që ishte fshehur me qëllim për ta futur në Shqipëri për të shmangur detyrime tatimore.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 1800 litra nafte dhe 3 kamionët. Ndërsa materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.