Ndeshjet e Uefa Champions Leauge ditën e djeshme vendosën renditjen përfundimtare pas raundit të 4. Interi shkon në kuotën e 10 pikëve në vendin e 5-të pasi mundi Arsenalin 1-0 në shtëpi duke lënë topçinjtë jashtë 8-shes më të mirë.
Barcelona fiton bindshëm në Beograd kundër Yllit të Kuq me rezultatin 2-5 duke u ngjitur në vendin e 6-të në kuotën e 9 pikëve.
Surprizë tjetër në këtë kompeticion është dhe ekipi francez Brest i cili nuk njeh humbje duke fituar sërisht në transfertë kundër Sparta Pragës me rezultatin 1-2 dhe francezët shkojnë në vendin e 4-ët në kuotën e 10 pikëve.
Bayern Munich fitoi ndaj Benficës me rezultatin e ngushtë 1-0 duke zënë vendin e 17-të me 6 pikë dhe Atletico Madrid fitoi në transfertë kundër PSG me rezultatin 1-2 duke u ngjitur në vendin e 23-të me 6 pikë.