Vivian Jenna Wilson, vajza transgjinore e Elon Musk, ka shpallur se po mendon të largohet nga Shtetet e Bashkuara pas fitores së Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të 2024.
Në një postim në Threads, ajo shprehu shqetësimin për klimën politike dhe përkeqësimin e tensioneve ndaj komunitetit LGBTQ+ pas rizgjedhjes së Trump.
Wilson, 20 vjeç, ka ndërprerë lidhjet me babanë e saj në vitin 2022, pas ndryshimit të emrit dhe gjinisë, dhe marrëdhënia e tyre është përkeqësuar për shkak të ideologjive të kundërta. Musk, mbështetës i njohur i Trump, ka kritikuar ndikimin e “neo-marksistëve” në shkollat elitare dhe ndikimin e tyre mbi vajzën e tij, ndërsa Wilson i është përgjigjur me akuza për trajtim të ashpër nga babai i saj dhe ka hedhur poshtë akuzat për “mashtrem”.
Marrëdhënia mes Musk dhe vajzës së tij ka qenë shumë e tensionuar, me akuza të ndërsjella publike, ndërsa Wilson ka theksuar se ndryshimi i gjinisë ishte një vendim i vetëdijshëm dhe i mbështetur nga ajo, kundër mendimit të babait të saj.