-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Basha: Berisha patericë e pushtetit të korruptuar të Ramës

Kryesoret

Lulzim Basha ka reaguar ndaj deklaratës së Sali Berishës, duke e akuzuar atë se po viktimizohet në lidhje me çështjen McGonigal dhe se është bërë “patericë” e pushtetit të korruptuar të Edi Ramës.

Basha tha se faktet e provuara në gjykatën amerikane tregojnë se Rama ka vepruar kundër tij, ndërsa Berisha ka ricikluar akuza të pavërteta për të justifikuar dështimin e tij politik. Ai gjithashtu theksoi se Berisha ka kontribuar në forcimin e Ramës duke i dhënë mbështetje për të amnistuar të korruptuarit dhe mbyllur listat e deputetëve.

“Berisha është munduar vazhdimisht gjatë kësaj kohë të rishkruajë historinë, sipas nevojës dhe hallit të tij. Ai që i dha votat Ramës për të amnistuar të korruptuarit dhe për të mbyllur listat, dhe në këmbim mori vulën për t’u bërë patericë e këtij pushteti të korruptuar, riciklon mashtrime të lodhura për të justifikuar dështimin e pseudo-revolucionit, që nuk ndezi kurrë. Përpjekja qesharake për t’u hedhur hi syve demokratëve, për t’i tërhequr zvarrë në zgjedhjet që ai kërkon t’ia falë në tavolinë Edi Ramës, i shtohet viktimizimi i tij përballë McGonigal”, tha ai.

“Më e çuditshmja në gjithë këtë histori është fakti se ndërkohë që unë, sipas tij paskam qenë në bashkëpunim me Ramën, Sali Berishës dhe familjes së tij i shtoheshin lejet e ndërtimit, kullat dhe pasuria”, shtoi Basha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit