-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Basha fillon të rrëfehet: Pas 4 vrasjeve të 21 Janarit doja të jepja dorëheqjen

Kryesoret

Ish-ministri i Brendshëm i 21 Janarit, Lulzim Basha deklaroi se pas 4 vrasjeve që bëri Garda donte të jepte dorëheqjen por nuk e lejuan. Ai tha në Log se për këtë ngjarje ka shumë gjëra dhe kërkoi hetim të plotë.

Lulzim Basha: Në atë ditë, dhe në javën në vijim cdo dilemë etike pë të braktisur detyrën do të ishte me pasoja për një gjendje jashtëzkaonisht të nderë të rendit publik dhe kam bërë një zgjedhje jo të lehtë në funksion të interesit publik.

A donit të jepnit dorëheqjen? Po. është e vërtetë. Por më bërë të them dicka që nuk ka vlerë sot. E vetmja gjë që ka vlerë sot është që në balancë atë ditë, atë javë ishte që të prevalonte interesi publik.

Edhe në këtë ngjarje ka një diferencë bardhezi të qëndirmeve të protagonistëve 34 vjeçar por edhe të mia prej dekadash.

Kush e dha urdhrin për vrasjet në 21 Janar?

Lulzim Basha: Përpjekja për ta keqpërdorur 21 janarin ëhtë një tjetër dëshmi e dhimbshme.

Kjo cështje nuk duhej të kthehej kurrë në një temë për t’u përdorur politikisht por duhet të merrej në dorë nga drejtësia për një hetim të plotë pa ndërhyrje politike në të gjitha aspektet e saj që ka ngjarë.

Krejt ideja që unë kam mbajtur nga drejtësia aspekte të së drejtës penale në raport me këtë ngjarje për interesin tim apo shantazhuar dikë tjetër është ide neveritëse që i takon kësaj kaste politikanësh që nuk më ka lidhur asgjë.

Për mua është ligji, drejtësia dhe vetëm drejtësia, as unë dhe as dikush tjetër që duhet të supozojë cfarë ka ngjarjë.

Vetëm një hetim i plotë të japë drejtësi të plotë. Doni të flasim për apektin politik? Personi që u kap me bllok në dorë sebepi i 21 janarit u gradua nga Edi Rama si kryetar Kuvendi dhe President.

Keqpërdorimi i 21 Janarit është një nga aspektet më makabre dhe gjëja më e dhimbshme është që të vazhdojmë që të luajmë me këtë dhe përgjigjen e plotë duhet ta japë drejtësia.

Këtë që kam thënë sot, ju ftoj që ta shikoni, por në 13 vite që kanë kaluar është qëndrimi im i pandryshuar.

Qëndrimet e mia nuk ndryshojnë sipas interesave. Përpjekja për të bërë gjyqin e 21 Janarit në cdo studio është një tjetër që bëhet në kurriz të viktimave.

Fakti që sot Rama nuk del të kërkojë falje ose për organizimin e 21 Janarit ose përfshirjen e sebepit të 21 Janarit (Meta)..

Hetim i plotë, profesional dhe i ndarë nga politika. Në atë ngjarje kanë ndodhur shumë gjëra, duhet të merret drejtësia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit