Ish-deputeti socialist Alqi Bllako është marrë i pandehur nga SPAK-u edhe për inceneratorin e Tiranës. Në dy raste akuzohet nga SPAK për korrupsion.
Në muajin prill të këtij viti, SPAK çoi për gjykim një pjesë të të akuzuarve për inceneratorin e Tiranës. Konkretisht ish- ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, Pëllumb Abeshin, Erjon Muratajn, Bledar Karolin, Taulant Tushën, Namik Simixhiun, Etleva Kondin, Alba Thomain, Valbona Ballgjinin, Sidita Koplikun, Jetmir Llapajn si dhe Silena Tolën për “shpërdorim detyre”.
Për inceneratorin e Elbasanit, Alqi Bllako u shpall i pafajshëm nga shkalla e parë, ndërsa për inceneratorin e Fierit ai u dënua me 4 vite, dënim i cili zbriti në 2.8 vite burg për shkak të gjykimit të shkurtuar.