Arriti anija e dytë me emigrantë në Gjadër. Në mëngjes zbritën në Shëngjin 8 emigrantë, grupi i dytë. Emigrantët janë nga Egjipti dhe Bangladeshi të cilët janë kapur në ujërat italiane.
Kjo është hera e dytë që anija patrulluese e marinës italiane “Libra” ka marrë rrugën drejt Shqipërisë, për të zbarkuar këtë herë në portin e Shëngjinit, 8 emigrantë të kapur disa ditë më parë në jug të Lampedusës.