Robert Lewandowski ka arritur të shënojë dy gola në fitoren e Barcelonës ndaj Yllit të Kuq, duke e çuar numrin e golave të tij në Ligën e Kampioneve në 99. Sulmuesi polak është vetëm një gol larg arritjes së 100 golave në këtë kompeticion të elitar, një moment që ai e cilësoi si historik.
“Po, është një moment historik dhe jam shumë i lumtur. Si sulmues, nuk është e lehtë të luash kundër mbrojtjeve të ngushta, duhen durim dhe vëmendje për të gjetur hapësira. Si skuadër kemi luajtur shumë mirë dhe mund të kishim shënuar edhe më shumë”, u shpreh Lewandowski pas ndeshjes.
Ish-lojtari i Bajernit vlerësoi përmirësimin e Barcelonës gjatë pjesës së dytë të ndeshjes, ku skuadra arriti të rrisë ritmin dhe të shënojë tre gola të tjerë. Lewandowski, i cili ka shënuar 99 gola në Ligën e Kampioneve, theksoi se kjo arritje e tundon të arrijë golin e 100-të sa më shpejt.
“Do përpiqem ta finalizoj në ndeshjen e ardhshme. Ky është një objektiv, por duhet të qëndrojmë të fokusuar dhe të mendojmë për përmirësimet e mundshme”, përfundoi Lewandowski.