Mauro Icardi, pas një starti të shkëlqyer të sezonit me 6 gola dhe 3 asistime në 14 ndeshje, ka marrë lajmin e hidhur se do të humbasë pjesën tjetër të këtij sezoni.
Sulmuesi argjentinas u dëmtua gjatë ndeshjes së Europa League kundër Tottenhamit, ku një lëndim i rëndë ka rezultuar në këputjen e ligamentit të kryqëzuar të gjurit të djathtë.
Klubi i Icardit, Galatasaray, ka konfirmuar rezultatet e testeve mjekësore, duke njoftuar për dëmtimin që do të kërkojë një operacion dhe rikuperim të gjatë. Me këtë lëndim, 31-vjeçari është i detyruar të mbyllë para kohe sezonin e tij futbollistik.