Deputeti demokrat, Klevis Balliu sërish sot nga Kuvendi Kombëtar i PD ka hedhur akuza të rënda ndaj Edi Ramës dhe qeverisjes së Partisë Socialiste duke thënë se kanë kapur çdo institucion të këtij vendi. Sipas Balliut i vetmi institucion i lirë i këtij vendi është protesta dhe revolta e qytetarëve shqiptarë kundër këtij narkoregjimi.
Fjala e Balliut
Ky Kuvend na thërret të nisemi përpara një aksioni opozitar. I vetmi institucion që sot nuk është kapur është vetëm protesta. Ajo shërben kundër një regjimi që është armiku i çdo procesi në vend. PD do të triumfojë përsëri siç ka triumfuar çdo herë. Nuk ka diksutim, PD vjen si alternativë e vetme si opozitë e vërtet por edhe si zgjidhje për qytetarët. Bashkë do ti/a dalim. Fitore!









