Pas Spanjës, reshje të forta shiu kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në rajonin e Katanias në Itali, këtë të premte. Uji ka zaptuar dhjetëra rrugë dhe ka shkaktuar bllokime të mëdha trafiku, duke lënë qindra njerëz të bllokuar në makina. Autoritetet lokale kanë shpallur alarme dhe kanë kërkuar ndihmë për ata që ndodhen në zona të bllokuara.
Situata është më e rënduar në qytetet dhe zonat si Acireale, Catania Nord, Palagonia dhe Maletto. Për shkak të rrezikut që reshjet mund të intensifikohen, autoritetet kanë kërkuar që banorët të shmangin lëvizjet e panevojshme.
Ekipet e emergjencës janë dislokuar për të ndihmuar banorët dhe për të menaxhuar situatën, ndërsa paralajmërojnë për mundësinë e përkeqësimit të kushteve atmosferike.