Ish-kryeministri Sali Berisha në konferencën për mediat me gazetarët tha sot se Edi Rama në projektbuxhetin për vitin tjetër nuk e ka mbajtur premtimin pasi shëndetësia dhe arsimit në total nuk e kalojnë 5% të GBP-së.
“Ogerta Manastirliu është korba e Covidit sikur e quajnë njerëzit. Për drejtuesit e QSUT-së dhe spitalit Onkologjik. Kjo është e pashembullt në botë.
Mjekët dhe infermierët aty derdhin lumenj djerse, por disa kanë rënë në kthetrat e mafies së zezë të bluzave të bardha. Humanizmi duhet të jetë parimi themelor i cdo mjeku.
U them këtyre zonjave dhe zotërinjve që me mesazhet e tyre, producentë të aftë do të mund të prodhojnë filmin më horror për bluzat e bardha. Ndaj edhe dënoj me forcën më të madhe këtë situatë katastrofale në Onkologjik” tha ai.