Vijnë në Shëngjin tetë emigrantë të tjerë të kapur nga autoritetet italiane dhe që u sollën në kampin e Gjadrit. Anija e marinës italiane ‘Libra’ ka mbërritur këtë mëngjes në ujërat e Shëngjinit.
Në bord janë vetëm 8 emigrantë të cilët do t’i nënshtrohen procedurave në qendrën pritëse e më pas do të transportohen drejt kampit të Gjadrit.
Anija e parë solli 12 emigrantë të cilët pas vendimit të gjykatës së Romës u kthyen, por qeveria italiane miratoi një vendim për vendet e sigurta. Nuk dihet si do të veprohet.