Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se mendon të komunikoje me presidentin rus Vladimir Putin, pas fitores së tij në zgjedhjet e javës së kaluar. Trump i bëri këto komente gjatë një interviste për NBC, ku shtoi se që nga dita e mërkurë kishte biseduar me 70 liderë të shteteve të ndryshme.
“Për mendimin tim, ai u soll në një mënyrë shumë të duhur, me guxim, si një burrë i vërtetë”. Do të doja ta shfrytëzoj këtë rast për ta uruar për zgjedhjen e tij”, tha Putin në Soçi.
Putin theksoi se Trump ishte sulmuar nga të gjitha anët gjatë fushatës zgjedhore dhe se deklaratat e tij për Ukrainën dhe mundësinë e rivendosjes së marrëdhënieve me Rusinë ishin të rëndësishme dhe meritojnë vëmendje.
Trump, i cili gjatë fushatës kishte premtuar se mund të arrinte një marrëveshje paqeje për Ukrainën brenda 24 orësh, nuk ka dhënë shumë detaje për mënyrën se si do të mund të ndalonte luftën që ka tronditur Evropën. Ai ka nënvizuar se do të jetë i gatshëm për dialog me Putin dhe për të zhvilluar një marrëdhënie të qëndrueshme me Rusinë.