Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Taulant Balla zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Venecia, Itali.
Balla tha se për herë të parë pas 34 vitesh shqiptarët do të votojnë në zgjedhje përmes një procesi të qartë dhe të verifikueshëm.
“Çdo shqiptar mbi 18 vjeç, me pasaportë apo kartë identiteti biometrike, do të mund të regjistrohet paraprakisht përmes një portali të dedikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Regjistrimi do të kryhet personalisht, dhe identiteti do të verifikohet përmes
një kamere për të siguruar që aplikimi kryhet nga vetë personi”, tha Balla.
Më pas ai tha se pas verifikimit, qytetarët shqiptarë në diasporë do të marrin një zarf me fletën e votimit, të cilën do ta përdorin për të votuar në mënyrë të sigurt dhe të qartë.
“Duam që zëri i bashkatdhetarëve tanë në diasporë të jetë më i madh. Aq më e fortë është demokracia shqiptare, aq më i madh dhe i vlefshëm është zëri juaj”, theksoi Balla.