Fitorja e Trump në zgjedhje ka ngritur shqetësime në Kiev. Trump kishte premtuar gjatë fushatës elektorale se do të zgjidhte shpejt pushtimin e plotë të Ukrainës nga ofensiva ruse por republikani shtonte se Kievi duhet ti japë disa territore në këmbim të paqes.
Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Europian Josep Borrell ditën e sotme ka vizituar Kievin duke ritheksuar mbështetjen e BE për Ukrainën edhe pas fitores së Donald Trump.
“Evropianët do të vazhdojnë ta mbështesin Ukrainën ne e kemi mbështetur Ukrainën që nga fillimi dhe në këtë vizitë të fundit në Ukrainë përcjell të njëjtin mesazh do t’ju mbështesim sa të mundemi” tha borrell për një gazetar që po e shoqëronte.
Në vijim ai shtoi “askush nuk e di saktësisht se çfarë do të bëjë administrata e re duke theksuar se Joe Biden ka ende dy muaj të mbetur në detyrë si president i SHBA-së.
Por ne evropianët duhet ta shfrytëzojmë këtë mundësi për të ndërtuar një Evropë më të fortë dhe të bashkuar dhe një nga manifestimet e të qenit të bashkuar dhe të aftë për të vepruar, është roli ynë në mbështetjen e Ukrainës” tha Borrell.
Borrell pritet të largohet nga detyra muajin e ardhshëm dhe gjatë takimit të sotëm ka përcjellë të njëjtin mesazh për funksionarët e tjerë të BE.