-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Basha: Tymi që mbulon sot Elbasanin është akuza më e madhe politike ndaj Ramës

Kryesoret

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha me anë të një postimi në rrjetet sociale në facebook ka reaguar në lidhje me ndotjen që po shkaktohet në Elbasan nga djegia e mbetjeve.

Basha shprehet se pavarësisht denoncimeve, Edi Rama ka promovuar dhe mbrojtur hajtutërinë e ndodhur me tre inceneratorët, ku njëri nuk ekziston dhe dy të tjerët kanë dal jashtë funksionit.

“Këto monumente të korrupsionit të qeverisë së Edi Ramës nuk kanë dëmtuar vetëm xhepat e qytetarëve më të varfër të Europës, por vijojnë të dëmtojnë shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve. Tymi që mbulon sot Elbasanin është akuza më e madhe publike ndaj Edi Ramës. Aty ku duhet të ishte inceneratori shumë milionësh, ka vetëm plehra që digjen e bashkë me to propaganda e neveritshme e qeverisë, e financuar nga ato para që u vodhën përmes kësaj afere. “, shkruan Basha.

Ai thekson se “flakët toksike që po helmojnë sot Elbasanit janë një thirrje për çdo qytetar shqiptar për ta ndëshkuar me votë Edi Ramën, për mashtrimet dhe korrupsionin e tij, po ashtu është një apel për drejtësinë për të thelluar hetimet mbi këto vepra paligjshmërie, sepse koka e kësaj afere ulëritëse nuk janë bishtat që mbahen sot në burg.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit