Juventus ka siguruar një fitore të madhe në “Derby della Mole”, ku ka mundur Torinon, me rezultatin e pastër 2-0.
Timothy Weah në minutën e 18’-të dërgoi topin në rrjetë ndërsa “ylli” turk Kenan Yildiz “vulosi” gjithçka në minutën e 84’-t, pas një pasimi perfekt të portugezit Francisco Conceicao.
Kështu Juventus ngjitet në vendin e 3-të të tabelës me 24 pikë. Ndërsa Torino mbetet në vendin e 12-të me 14 pikë.