Rei Manaj mund të jetë një tjetër mungesë shumë e madhe për Kombëtaren shqiptare në ndeshjet e muajit nëntor. Sulmuesi është përfshirë në listë nga trajneri Silvinjo, por mbi këtë ftesë ka një pikëpyetje të madhe.
Vetë trajneri pranoi se situata e tij, ashtu si edhe e Kumbullës dhe Bares, do të ishte nën vëzhgim, për të parë nëse ata mund të rikuperoheshin për ndeshjet e javës së ardhshme.
Klubi i Sivaspor ka vendosur që të mos grumbullojë Manajn as për të qenë në stol për ndeshjen e kësaj fundjave ndaj Fenerbahçes. Stafi mjekësor i klubit turk mendon se futbollisti nuk është në gjendje të japë kontributin e tij në fushën e lojës, ndonëse ai është forca kryesore e repartit ofensiv të tyre.