Manchester City pësoi humbjen e katërt radhazi, pasi u mposhtën nga Brighton me rezultatin 2-1. Skuadra e Guardiolës e mbylli pjesën e parë në avantazh minimal, pas golit të Haaland në minutën e 23-të.
Ndërsa në pjesën e dytë, në minutën e 78-të golat e Joao Pedro dhe në minutën e 83-të O’Riley i dhanë fitoren vendasve.
Kështu që City mbetet në vendin e dytë me 23 pikë, ndërsa Brighton ngjitet në vendin e katërt me 19 pikë.