Sot në javën e 13 të La Ligas do të zhvillohen ndeshje deçizive për pretendentët. Real Madrid do të presë në “Santiago Bernabeu” Osasunën e vendit të 5-të.
Galaktikën vijnë pas humbjes 0-4 kundër Barcelonës në “La Liga” dhe 1-3 kundër Milanit në “Uefa Champions League”. Djemtë e Ancelotit do të mundojnë të rikuperojnë për të rihapur garën me Barcelonën e vendit të 1-rë.
Villareal do të presë Alavesin e vendit të 14-të, vendasit pretendojnë vetëm ngritjen në renditjen e tabelës pasi ndodhen aktualisht në vendin e 4-të. Leganes i vendit të 16-të do të presë Sevillën e vendit të 13-të.
Ndeshja Espanyol-Valencia është anuluar për shkak të përmbytjeve. Renditja pas javës së 13 është kjo, Barcelona kryeson me 33 pikë ndiqet nga Reali Madrid me 24 pikë Atletico Madrid me 23 pikë dhe Villareal me 21 pikë.