Një 25-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi u kap me 558 gramë kokainë. Incidenti ka ndodhur në një park, ku polica ka vënë re shqiptarin duke u sjellë në mënyrë të dyshimtë. Pas ndalimit dhe kontrollit, policia ka gjetur në pronësinë e tij drogë dhe 100 euro cash.
Gjatë kontrollit, shqiptari ka reaguar me nervozizëm, çka ka çuar në kërkimin e mëtejshëm dhe sekuestrimin e lëndës narkotike. Autoritetet dyshojnë se droga kishte si destinacion tregun e shpërndarjes në rajonin e Toskanës dhe Umbria, konkretisht në Luginën e Epërme të Tiberit.