Një përplasje e fortë mes dy futbollistëve ka shkaktuar momente paniku në ndeshjen e kategorisë së dytë mes Orikut dhe Shkumbinit.
Një lojtar i Shkumbinit ka humbur ndjenjat në fushë, duke kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të ambulancës dhe lojtarëve të të dyja skuadrave.
Për disa minuta ka pasur shqetësime të mëdha, por lojtari ka rifituar ndjenjat dhe është dërguar në spital për trajtim të mëtejshëm.