-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shefit të policisë së Madridit i gjenden 20 milionë euro në shtëpi

Kryesoret

Policia spanjolle ka gjetur rreth 20 milionë euro në shtëpinë e kreut të Njësisë për krimet Ekonomike dhe Fiskale të policisë së Madridit Oscar Sanchez Gil. Ai u arrestua dhe akuzohet për trafik droge, pastrim parash dhe korrupsion.

8 milionë ishin fshehur në një mur dhe 12 milionë të tjerë në një fund të dyfishtë të tavanit në bodrum. “Shtëpia e tij ishte si ajo e Pablo Escobar”, – thonë zyrtarë të lartë të operacionit policor për mediat spanjolle.

Ata e krahasuan shtëpinë e zyrtarit të policisë me atë të kartelit historik kolumbian të drogës, si për sasinë e parave të fshehura në shtëpi, ashtu edhe për masat e sigurisë. Zyrtari i lartë i policisë u ndalua së bashku me bashkëshorten, po ashtu punonjëse policie dhe kunatën e tij si pjesë e një hetimi kundër trafikut të drogës.

Arrestimi i tij erdhi si rezultat i kapjes së 13 tonë kokainë në portin e Algeciras javën e kaluar. Mediat spanjolle shkruajnë se përfshirja e shefit të policisë në këtë rrjet të fuqishëm ndërkombëtar të drogës është shumë e lartë.

Sipas hetimeve shefi i policisë kishte 5 vjet që punonte për grupet kriminale, por ishte njeri diskret dhe ka shmangur gjithmonë shfaqjen para kamerave.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit