Një shpërthim eksplozivi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen “Tre Heronjtë” në Shkodër, në derën e banesës së shtetasit Ardian Fierzë. Shpërthimi, që ka shkaktuar vetëm dëme materiale, ndodhi pas një ngjarjeje të ngjashme në gusht, kur eksploziv iu vu pranë agjencisë funerale të Fierzës.
Sipas informacioneve paraprake, shpërthimi është realizuar nga persona ende të paidentifikuar. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ka nisur hetimet për të siguruar provat dhe për të identifikuar dhe kapur autorët.