-sidi education-spot_img
25.8 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gonzato takon prokurorin Çela: Krimi luftohet nga sistemi i fortë!

Kryesoret

Ambasadori i BE për Shqipërinë, Silvio Gonzato është takuar këtë të premte me prokurorin e Përgjithshëm Olsian Çela.

Ky takim kishte në fokus mbështetja për sistemin e prokurorisë në të gjitha nivelet.

Gjatë fjalës së tij me prokurorin Olsian Çela, ambasadori theksoi se lufta kundër krimit dhe korrupsionit të organizuar fillon nga ngritja e një sistemi të fortë dhe funskional.

Njoftimi i plotë

Bashkëpunimi me Prokurorinë e Përgjithshme, si edhe me të gjitha institucionet e tjera të sistemit të drejtësisë në Shqipëri, mbetet i rëndësishëm për avancimin e prioriteteve të anëtarësimit në BE.

Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, u takua me Prokurorin e Përgjithshëm, Olsian Çela, për të diskutuar rëndësinë e bashkëpunimit të fortë ndërinstitucional në ofrimin e drejtësisë për qytetarët dhe në luftën kundër krimit.
Gjatë takimit u rikonfirmua gjithashtu mbështetja për sistemin e prokurorisë në të gjitha nivelet, përfshirë asistencën për Sistemin e Menaxhimit të Çështjeve, me mirëkuptimin e përbashkët se drejtësia dhe lufta kundër krimit fillojnë nga një sistem i fortë dhe funksional.
Bashkëpunimi i ngushtë me Këshillin e Lartë të Prokurorisë mbetet thelbësor për të garantuar llogaridhënie dhe standarde të larta etike.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit