Një shqiptar 43-vjeçar u qëllua 7 herë me armë zjarri por për fat të mirë ka shpëtuar. Nga një skuter ku udhëtonin dy persona u qëllua me armë zjarri në drejtim të 43-vjeçarit shqiptar, i cili shpëtoi gjallë për mrekulli, teksa ndodhet i shtruar në spital.
Nga dyshimet e para mendohet se sulmi ka ndodhur gjatë një tentative grabitjeje, por policia po heton hipotezën e ngritur.
Shqiptari u paraqit mbrëmjen e së shtunës në spitalin ‘San Giuliano’, me plagë me armë zjarri.
Shqiptari 43-vjeçari u godit nga shtatë të shtëna me armë zjarri duke i shkaktuar plagë në këmbë, bark dhe duar.
Hetimet po kryhen nga karabinierët e Giuglianos.