-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tabaku: 3 faktorët që shpjegojnë pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të larta se në BE

Kryesoret

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka denoncuar përmes rrjeteve sociale arsyet kryesore që, sipas saj, çmimet e produkteve ushqimore në Shqipëri janë më të shtrenjta se ato në vendet e Bashkimit Europian. Ajo ka renditur tre faktorët kryesorë që ndikojnë në këtë situatë të vështirë për qytetarët.

Sipas Tabakut, faktori i parë është taksimi i lartë që ka vendosur qeveria socialiste, duke përfshirë akcizën e lartë për karburantin dhe TVSH-në, të cilat rrisin kostot e jetesës për çdo familje. Ajo theksoi se këto taksa e kanë bërë jetesën më të shtrenjtë dhe kanë ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e çmimeve të ushqimeve.

Postimi nga Tabaku

Ka tre arsye të thjeshta dhe të qarta se pse shqiptarët paguajnë 40% më shtrenjtë për produktet krahasuar me vendet e Bashkimit Europian, kryesisht për produktet ushqimore. Arsyeja e parë është taksimi socialist, i cili vendos një taksë të lartë që përfshin akcizën për karburantin, TVSH-në dhe mbështetjen për produktet e shportës. Arsyeja e dytë lidhet me tregjet e kapura, të cilat kontrollohen nga një numër i vogël kompanish.

Ky fakt e bën të pamundur për operatorët e vegjël dhe bizneset e vogla që të hyjnë dhe të konkurrojnë në treg. Arsyeja e tretë janë të ardhurat e disponueshme, të cilat po bien gjithnjë e më shumë, duke zvogëluar fuqinë blerëse të konsumatorëve.

Megjithëse shifrat zyrtare të inflacionit mund të jenë të ulëta, realiteti në xhepat e njerëzve është krejtësisht ndryshe. Ky është realiteti që duhet të ndryshojmë: shitjet e produkteve me çmime të larta për shkak të tregjeve të kapura, mungesën e konkurrencës dhe kapjen e tregut.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit