-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trump nuk ka nënshkruar marrëveshjen etike për tranzicionin presidencial

Kryesoret

Donald Trump ende nuk ka dorëzuar një sërë marrëveshjesh të nevojshme për procesin e tranzicionit me administratën e Joe Biden, përfshirë marrëveshjen etike të kërkuar nga ligji. Sipas raportit të CNN, një nga arsyet kryesore është shqetësimi i Trump për angazhimin etik që kërkon shmangien e konflikteve të mundshme të interesit pas kalimit në detyrë.

Marrëveshja etike, e cila është pjesë e Aktit të Tranzicionit Presidencial, është një angazhim që duhet të nënshkruhet nga presidenti i zgjedhur dhe ekipet e tij, për të garantuar që ata nuk do të marrin vendime që mund të përfitojnë financiarisht ata ose të afërmit e tyre. Ky proces ka për qëllim të sigurojë që udhëheqësit të veprojnë në interes të publikut dhe jo të interesave të tyre personale.

Një këshilltar i Trump ka konfirmuar se ai ka ndërmend ta nënshkruajë marrëveshjen, por sipas tij, prioritetet për momentin janë të tjera.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit