Ditën e sotme gjatë një operacioni për shuarjen e flakëve ka humbur jetën një zjarrfikës në Selanik.
Sipas zjarrfikësve, kolegu i tyre teksa po punonte për shuarjen e flakëve në një zonë pyjore në zonën Karteres të bashkisë Lagada është ndjerë keq. 55-vjeçari me pas është dërguar në spital por nuk ka mundur që të mbijetojë.
Mediat greke shkruajnë që për rrethanat dhe shkaqet që i shkaktuan vdekjen do të kryhen hetime paraprake dhe ekspertizë administrative.