-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Xhensila Myrtezaj ndan një mesazh: Heshtim për hir të fëmijëve

Kryesoret

Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj në rrjetin e saj social ka ndarë me ndjekësit disa detaje të albumit të saj më të ri, i cili do të publikohet së shpejti.

Xhensila tha se projekti i ri muzikor që publikoi ka një mesazh dhe se ky album është një dedikim për gratë dhe nënat që kanë sakrifikuar gjithçka për fëmijët e tyre.

“Ky album është për të gjitha gratë, vajzat dhe mbi të gjitha nënat, që për hir të fëmijëve kanë duruar, kanë sakrifikuar, për hir të fëmijëve kanë mohuar dhe veten! Për hir të fëmijëve kanë qeshur, ndërkohë që brenda shpirti ka qarë! Për hir të fëmijëve kanë heshtur për të mos e thënë të vërtetën e tyre kurrë! Për ato gra që sakrifikuan deri në fund, ndoshta dhe jetën e tyre…”, tha Xhensila.

Ndërkohë vet ajo ka kaluar kohë të vështira në jetën e saj personale pas ndarjes nga Bes Kallaku.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit