-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Merr fund martesa e Chiara Ferragnit dhe Fedez, nënshkruhet marrëveshja

Kryesoret

Pas gjashtë vitesh, merr fund martesa e Chiara Ferragni dhe Fedez. Ata janë prindër të dy fëmijëve Leone dhe Vikttoria. Chiara dhe Fedez kanë arritur një marrëveshje konsensuale ndarjeje.

Ajo ka refuzuar kontribute financiare nga ish bashkëshorti, por Fedez ka pranuar që të mbulojë shpenzimet e shkollës, shëndetit dhe sportit të fëmijëve.

Avokatët përkatës (Pompilia Rossi, Alessandro Simeone dhe Andrea Pietrolucci për Fedez, dhe Daniela Missaglia për Chiara Ferragni) kanë njoftuar se pas negociatave të gjata, çifti ka nënshkruar marrëveshjen e ndarjes dhe divorcit të njëkohshëm, e cila do të depozitohet së shpejti në Gjykatën e Milanos.

Në shënimin e lëshuar nga avokatët shkruhej: “Leone dhe Vittoria do të qëndrojnë me mamin dhe babin për afërsisht të njëjtat periudha, gjatë të cilave secili prind do të kujdeset për mirëmbajtjen e tyre”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit