Pas një hetimi 6-mujor, Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin “Labirinti”, duke arrestuar 11 persona dhe shpallur në kërkim 2 të tjerë, të dyshuar për trafik droge dhe shitje të kanabisit dhe substancave të forta.
Hetimi, i udhëhequr nga Prokuroria e Vlorës dhe në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës Operacionale, ka zbuluar një rrjet të strukturuar kriminal që operonte në Vlorë dhe Fier.
Gjatë operacionit, një 17-vjeçar u arrestua gjithashtu në flagrancë pasi u kap me doza kanabisi. Po ashtu, u shpallën në kërkim edhe dy persona të tjerë. Hetimet vijojnë për kapjen e tyre.