-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Buxheti 2025/ Bardhi: Shqiptarët paguajnë për inceneratorët dhe për investimet në rrugë

Kryesoret

Gazment Bardhi në rrjetin e tij social ka reaguar në lidhje për diskutimet e buxhetit për vitin 2025. Bardhi ishte ditën e sotme i pranishëm në Komisionin e Çështjeve Ligjore, ku ngriti shqetësime që buxhetin 2025.

Ai shkruan se shqiptarët vazhdojnë të paguajnë para nga buxheti për inceneratorët dhe për kontratat korruptive të shëndetësisë, si dhe investimet në rrugë që nuk përfundojnë kurrë.

“Shqiptarët vijojnë të:

  • Paguajnë para nga Buxheti për inceneratorët, por ato kanë “ikur në drejtim të paditur”, incenerator që ose nuk punojnë ose nuk ekzistojnë.

  • Paguajnë para nga Buxheti për kontratat korruptive të shëndetësisë, por qytetarët nuk kanë ilaçe e shërbim në spitale.

  • Paguajnë para nga Buxheti për dyfishin e kostos për investime në rrugë që nuk përfundojnë kurrë, ndërkohë nuk kemi fonde për të mbështetur sektorin e bujqësisë apo për të kryer investime që ndihmojnë bujqësinë.

Korrupsioni në qeverisjen qendrore dhe vendore është arsyeja e vetme pse qytetarët nuk marrin shërbime, pse nuk ka rritje të pensioneve apo fonde për të mbështetur familjet në nevojë, pse nuk ka mbështetje reale për fermerët dhe bujqësinë. 12 vjet të humbura me premtime boshe janë shumë kohë e humbur për Shqipërinë dhe shqiptarët”, shkruan Bardhi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit