-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Debati në Komisionin e Sterilizimit/ Beqaj irritohet ndaj Vokshit: Atë “të shkretin” mos e përdorni më

Kryesoret

Në Komisionin Hetimor të Sterilizimit dhe Check Up-ut ka vijuar debati mes ish ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqajt dhe kryetares së Komisionit Albana Vokshi. Beqaj ka kërkuar që dhënia e dëshmisë të shoqërohej edhe me ilustrime fotosh ose videosh.

Kjo kërkesë e Beqajt është kundërshtuar nga Vokshi e cila theksoi se nuk mund të plotësohet infrastruktura. Më pas nënkryetari Plarent Ndreca ka kërkuar hedhjen në votim të kërkesës, e cila nuk është pranuar nga opozita.

Debati mes Ilir Beqajt dhe Albana Vokshit:

Beqaj: Më keni akuzuar për hajdut, keni disa muaj.

Vokshi: SPAK-u,

Beqaj: Ju, ju.

Vokshi: Unë kam 10 vite.

Beqaj: Më jepni vendimin që ta vazhdoj, e merrni ju, nuk e marr unë, një deklaratë që unë dua ta ilustroj.

Vokshi: Do bëni deklaratën, a ka mundësi.

Beqaj: Me zë dhe figurë.

Vokshi: Do vijoj me pyetjet, më vjen keq tani. Po e keqpërdorni atë të shkretin.

Beqaj: A ka mundësi atë të shkretin mos e përdorni? Boll e keni bërë 8 muaj. Ato epitete mos i përdorni. Hallin tënd s’ta zgjidh dot unë, ta kam thënë në Parlament.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit