-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjykata e Milanos shpall të pafajshëm tre shqiptarë të akuzuar për dhunë seksuale në grup

Kryesoret

Gjykata e Milanos shpalli të pafajshëm tre të rinjtë shqiptarë, Alvardo Agarajn, Xhentian Agarajn dhe Alfiol Qukun, të cilët akuzoheshin për dhunë seksuale në grup ndaj një 23-vjeçareje, ngjarje që ka ndodhur më 3 maj 2022 në një motel në Cornaredo, afër qytetit të Milanos, shkruan Il Giornale.

Sipas akuzës, viktima, pas një takimi me një nga të pandehurit në një lokal nate në Corso Como, kishte pranuar të shkonte me të në një hotel luksoz. Por, sipas historisë që ajo ka rrëfyer, ajo u çua në një motel të largët dhe u detyrua të kryente marrëdhënie seksuale me të tre të rinjtë.

Për këtë ngjarje, prokurorja Rosaria Stagnaro kërkoi dënime të rënda për të tre të akuzuarit: 13 vjet për njëri, 9 vjet dhe 8 muaj për tjetrin, dhe 8 vjet dhe gjysmë për të tretin. Megjithatë, gjyqtarët e trupit gjykues, pas shqyrtimit të provave dhe dëshmive, arritën në përfundimin se historia e viktimës ishte e pabesueshme. Ata e konsideruan të besueshëm versionin e të pandehurve, të cilët ishin mbrojtur nga avokatët Amedeo Rizza dhe Cristian Bentivegna.

Pas arrestimit dhe burgosjes fillestare, të rinjtë ishin liruar nga një kolegj gjykate pasi Gjykata Supreme anuloi vendimin për mbajtjen në paraburgim. Në fund, vendimi përfundimtar shpalli të pafajshëm të tre të rinjtë, duke mbyllur kështu një proces të gjatë gjyqësor.

Një nga të pandehurit, Alvardo Agaraj, ka një histori kriminale të mëparshme. Ai u dënua me 14 vjet burg më 12 korrik 2023 për vrasjen e 45-vjeçarit maroken, Abderrahim El Kharmoudi, i cili u qëllua me dy plumba jashtë një lokali në qendër të Cornaredos, në tetor 2022. Dy të tjerët, Xhentian Agaraj dhe Alfiol Quku, janë të liruar dhe nuk kanë pasur akuza të tjera pas këtij procesi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit