Ndryshe nga herët e tjera sot me hekurat në duar, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është dëshmitari i radhës i thirrur në Komisionin Hetimor për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe të Check-Up në Shëndetësi që u paraqit në Kuvend.
Beqaj po dëshmon në Kryesinë e Kuvendit për rolin e tij në koncensionin e Sterilizimit. Beqaj është në burg i akuzuar për shpërdorim të fondeve të SASPAC dhe gjithashtu nën hetim me masë “detyrim paraqitje” për “Sterilizimin”.