-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Melania Trump refuzon ftesën e Jill Biden, zbulohen arsyet

Kryesoret

Gruaja e presidentit të ri të SHBA-së Melania Trump, ka vendosur të mos pranojë ftesën e “zonjës së parë” të SHBA në largim, Jill Biden, për të vizituar Shtëpinë e Bardhë, në kuadër të vizitës zakonore që zhvillohet pas zgjedhjeve çdo katër vjet. Melania Trump thuhet se është e zemëruar pasi FBI bastisi shtëpinë e çiftit në Mar-a-Lago, Florida me kërkesë të administratës Biden, si pjesë e hetimit të qeverisë federale për dokumentet e klasifikuara.

“Melania Trump nuk do të zhvendoset në Shtëpinë e Bardhë”, raportoi CNN.

Më pas, një burim i njohur me familjen Trump i tha Neë York Post: “Burri i Jill Biden autorizoi FBI-në të kërkonte në sirtarin e saj të të brendshmeve. Bidenët janë të neveritshëm”.

Melania vendos përgjegjësinë e plotë mbi demokratët për ndjekjen gjyqësore kundër bashkëshortit të saj dhe në të njëjtën kohë, beson se politika përçarëse e administratës Biden është përgjegjëse për të dyja tentativat për vrasje ndaj tij.

Duke refuzuar të takojë Jill Biden në Shtëpinë e Bardhë, Melania dëshiron të dërgojë një mesazh tjetër, se nuk është në gjendje të lërë pas vitet e fundit të përjetuara si nga ajo, ashtu edhe nga familja e saj, komenton gazeta britanike Independent.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit