-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Rama: Balluku do të vazhdojë drejtuese politike e PS-së në Fier

Kryesoret

Kryeminstri Edi Rama mban fjalimin në mbledhjen me socialistët për çështjen Balluku.

Nga kjo mbledhje socialistët rrëzuan kërkesën e SPAK, lidhur me autorizimin për arrestimin e Belinda Ballukut.

Sipas Ramës, deputetja Belinda Balluku është personi më i votuar i qeverisë dhe kjo e ka dëshmuar në zgjedhjet e fundit në Fier.

Fjala e Ramës

Ndaj saj është ngritur një akuzë, jo për vjedhje, jo për korrupsion, dhe të lidhur me ndonjë skenë krimi apo flagrancë në krye e një vepre të rëndë penale. Por vetëm për dyshimin e arsyeshëm se në cilësinë e ish ministres, ka kryer veprën penale pabarazi në tendera publikë. 6 vite më parë, bazuar në disa mesazhe të gjetura vite më vonë në celularin e një ish drejtori. Mbi këtë fakt, ende krejt të pahetuar asokohe, për si rëndon servirur më parë përmes korrierëve që hyjnë e dalin te kuzhina e stacionit të trenit si gjellë qensh në 700 tenxheret e gjyqit politik e mediatik, u vendos fillimisht me një turravrap nga prokurori dhe gjykatësit të seancës paraprake pezullimi i anëtares së kabinetit. Masë absurde sepse pezulloi funksionin dhe jo thjesht personin. Nuk ka ndodhur kurrë dhe askund tjetër në botë një budallallëk i kësaj natyre. Më pas pa pritur fare përfundimin e procesit të hapur prej nesh në GJK, për ndërhyrje të patolerueshme në kompetencat e pushtetit ekzekutiv, sapo gjykata e pezulloi masën e pezullimit dhe deklaroi se do t’i hynte cështjes në themel, erdhi turravrapi i dytë. Kërkesa që diskutojmë sot. E diskutojmë me të drejtën që na jep kushtetuta për të autorizuar ose jo për arrestin e një deputeti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit